Zelensky reagon pas fjalimit të Putinit: Nuk e ndoqa. Në atë orë po përballeshim me sulme në Kherson

0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka zbuluar se nuk ka e ka ndjekur fjalimin e homologut dhe njëherazi armikut të tij, Vladimir Putin.

“Nuk e pashë fjalimin e tij për faktin se pikërisht në atë kohë kishte sulme terroriste në Kherson”, tha ai, teksa shtoi se 21 persona u plagosën nga këto sulme dhe 6 të tjerë mbetën të vrarë.

Presidenti rus po mbante fjalimin e tij vjetor përpara Asamblesë Federale më herët, në të cilin ai njoftoi se Moska do të tërhiqej nga një traktat kyç bërthamor me SHBA-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu