Gjykata Speciale kontroll të befasishëm në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit

0

KOSOVË- Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, mëngjesin e sotëm është bastisur banesa e Adil Behramajt. Ndërsa fqinjët e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçit e kanë konfirmuar për RTV Dukagjinin se kanë parë persona civilë të cilët kanë bastisur shtëpinë e Behramajt.

“Gjykata Speciale nuk komenton hetimin e saj”, thuhen në përgjigjen e Dhomave të Specializuar.

Ish-këshilltari tjetër i Thaçit, Artan Behrami, e ka cilësuar këtë bastisje si “skandal të paprecedentë”.

“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bënë nder Prokurorisë Speciale!” ka shkruar ai.

Ish-presidenti Hashim Thaçi është një nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen nga Specialja për krime lufte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu