SHBA- Vëllai i madh i Madonna-s Anthony Ciccone ka vdekur në moshën 66-vjeçare, ka bërë të ditur një anëtar i familjes së tij. Ciccone ishte një nga shtatë vëllezërit e motrat e yllit të popit, i cili thuhet se ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes.
Ai kishte luftuar me alkoolizmin dhe thuhet se ishte i pastrehë për shumë vite, madje në një moment jetonte nën një urë.
Kunati i tij Joe Henry ka bërë të ditur lajmin në Instagram.
“E kam njohur që kur isha 15 vjeç, në pranverën e jetës sonë në Michigan kanë kaluar kaq shumë vite,”- ka shkruar kantautori Henry, i cili është i martuar me motrën e Madonës, Melanie Ciccone.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur./BBC