PAMJE nga vendi ku ndodhi masakra në Paskuqan, burri vret vjehrrin dhe një grua, 3 të plagosur

0

TIRANE- Dalin pamjet e para nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë në Paskuqan, ku Ramazan Kuta ka qëlluar për vdekje vjehrrin e tij dhe një grua, ndërsa 3 persona i ka plagosur.

Kuta ka hyrë me një armë tip kallashnikov brenda banesës ku jetonte familja e gruas së tij dhe i ka qëlluar me breshëri.

Familja e bashkëshortes jeton në zonën e Paskuqanit, në vendin e njohur si “Kthesa e Kamzës”, pranë kësaj rrugice. Autori, Ramazan Kuta është larguar me një automjet tip Mercedes Benz, C Class. Ai është i armatosur dhe në liri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu