Gazetari Besar Bajraktari tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se si ra policia në gjurmët e vrasësit serial Dan Hutra, pasi ky i fundit kishte kryer masakrën e 3-fishtë në Tiranë.
Bajraktari u shpreh se policia ka pasur disa indicie por është ndihmuar shumë edhe nga qytetarët.
“Policia ka thënë se ka pasur telefonata të shumta nga qytetarët pas shpërndarjes së fotos së tij dhe makinës që përdorte. Lokalizimi i fundit ishte në zonën e Sharrës, ku fatmirësisht ai nuk ka bërë rezistencë dhe ndalimi i tij u bë nga efektivët e policisë. Hutra po i nënshtrohet marrjes në pyetje për të sqaruar shkaqet që çuan në vrasjen makabre”, tha Bajraktari.
Gazetari u shpreh se Hutra i kishte planifikuar vrasjet, pasi veç automatikut ka pasur me vete edhe një thikë që e ka përdorur në krim.