Vrasje e trefishtë e Dan Hutrës, flasin të afërmit e familjes Kurti (VIDEO)

0

Një nga viktimat e 40-vjeçarit, Dan Hutra, një ditë më parë në Tiranë ishte edhe Etleva Kurti, me origjinë nga fshati Gurrë e Vogël në Mat. 32-vjeçarja është përcjellë këtë të enjte në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes.

Ndërkohë, familjarët që jetojnë ende këtu shprehen të tronditur dhe kërkojnë ndëshkimin maksimal për 40-vjeçarin. Mehmet Kurti shprehet se e reja ishte një viktimë e paralajmëruar, pas konfliktit që ka patur Dan Hutra me vëllain e Etlevës, Vladimirin në burg.

Nga ana tjetër Mehmeti thotë se kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar pasi Dan Hutra ka deklaruar që do t’i vriste gjithë familjen Vladimirit, ndërsa shteti nuk e ka penguar.

40-vjeçari Dan Hutra vrau 3 gra një ditë më parë në Tiranë dhe plagosi 3 të tjera. Ai u arrestua disa orë pas ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu