Një grup luftëtarësh ukrainas kaluan në rajonin jugor të Bryansk, në Rusi dhe kryen një “sulm terrorist”, tha Rusia të enjten.
Moska tha se po vendoste shërbimet e sigurisë dhe ushtrinë për të “shkatërruar” grupin dhe se presidenti Vladimir Putin po mbahej “vazhdimisht” i përditësuar.
Ukraina hodhi poshtë raportimet, duke i quajtur ato një “provokim”. Raportet nuk u konfirmuan nga mediat perëndimore.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kishte pasur “një sulm nga luftëtarët ukrainas”. “Ne po flasim për një sulm terrorist”, vuri në dukje ai.
Putini do të vizitonte rajonin jugor të Stavropolit për një takim mbi arsimin, por në vend të kësaj do të zhvillonte një video-telefonatë, tha ai.
Shërbimi i sigurisë FSB tha në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve se incidenti ndodhi në rrethin Klimovsky në rajonin Bryansk, i cili kufizohet me Ukrainën.
“FSB e Rusisë dhe forcat e ministrisë ruse të mbrojtjes po marrin masa për të shkatërruar nacionalistët e armatosur ukrainas që kanë depërtuar në kufirin shtetëror”, thuhet në deklaratë.