Shpërndanin kanabis në doza, arrestohen dy adoleshentë në Shkodër

0

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, pasi shpërndanin lëndë narkotike.

Mësohet se shtetasit me iniciale E. R., 20 vjeç dhe M. K., 17 vjeç shpërndanin në doza kanabisi gati për shitje, si dhe janë arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Nga kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, konstatohen dhe goditen 2 raste të shpërndarjes në doza, të lëndës narkotike kanabis. Vihen në pranga 2 autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale dhe sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të shitjes së lëndës narkotike kanabis, në doza. Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. R., 20 vjeç dhe M. K., 17 vjeç, të dy banues në lagjen “10 korriku”.

Gjatë kontrolleve fizike të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve, në 2 lagje të ndryshme të qytetit, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu