Luhet derbi i Anglisë, ja disa nga statistikat më interesante të Liverpool-Manchester Unatied

0

Liverpuli do të presë në “Anfield” Mançester Junajtid në derbin e Anglisë që pritet të ndezë këtë fundjavë në Premier Ligë. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj statistikat më interesante të këtij dueli.

– Liverpuli është i pamposhtur në 6 ndeshjet në shtëpi të kampionatit kundër Mançester Junajtidit (3 fitore, 3 barazime) që prej disfatës 1-0 në janar 2016. Është seria më e gjatë pa u mundur nga “Djajtë” në “Anfield” që prej 9 ndeshjeve radhazi 1970-‘79.

– Rekordi i tetë fitoreve të dyfishta gjatë një sezoni të Premier Ligës kundër Liverpulit është rekordi më i thellë i “Djajve” kundër një rivaleje. Ata mund t’i mundin “Reds”-at dy herë brenda të njëjtit sezon për herë të parë prej sezonit 2015-‘16.

– Junajtidi ka shënuar vetëm 1 gol në 7 ndeshjet e tyre të fundit në “Anfield” në të gjitha kompeticionet. Ata mund të dështojnë ta gjejnë rrugën e golit në katër vizita radhazi vetëm për herë të dytë në histori. Për herë të parë ndodhi në vitin 1992.

– Mohamed Salah është vetëm 1 gol larg barazimit të rekordit të Robi Faulerit në Premier Ligë (128 gola). Ai është shënuesi rekordmen i Liverpulit kundër Junajtidit (10 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 9 në 5 përballjet e fundit).

– Sulmuesi egjiptian ka shënuar të paktën 20 gola në të gjitha kompeticionet në të gjashta sezonet e tij me Liverpulin. Ai ka realizuar 8 gola në Premier Ligë kundër Junajtidit. Vetëm Alan Shirer (10 gola) u ka shënuar më shumë “Djajve”.

– Junajtidi ka fituar 23 pikë që pas Kupës së Botës. Asnjë skuadër nuk ka grumbulluar më shumë pikë gjatë kësaj periudhe.

– “Djajtë” mund të arrijnë në kuotën e 50 pikëve pas 25 javësh në Premier Ligë vetëm për herë të dytë që prej tërheqjes së Sër Aleks Fergusonit në vitin 2013. Ata arritën kuotën e 53 pikëve në sezonin 2017-‘18 me Murinjon në stol, të cilin e mbyllën në vend të dytë.

– Markus Rashford ka shënuar 6 gola kundër Liverpulit që prej sezonit 2017- ‘18, më shumë se çdo lojtar tjetër bashkë me Herri Kejnin e Totenhemit. Por sulmuesi më i mirë i “Djajve” këtë sezon nuk e ka tundur ende rrjetën në “Anfield”.

– Rashford ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e fundit në Premier Ligë. Ai e ka gjetur rrugën e rrjetës në secilën prej 5 ndeshjeve të tij të fundit. Vetëm tre lojtarë të ndryshëm të Junajtidit kanë shënuar në 6 ndeshje radhazi: Rud van Nistelroi (në tri raste të veçanta), Erik Kantona (prill 1996) dhe Kristiano Ronaldo (prill 2008).

PANORAMASPORT.AL


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu