Fifi në pritje të ëmbël, Sabiani u tregon banorëve të ‘BBV’ gjininë e fëmijës

0

Për 6 muaj me radhë, Fifi zgjodhi që ta mbante sekret këtë pritje, duke vijuar e ftuar në koncerte të ndryshme. Lajmin se do të bëhet nënë e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH.

Disa kohë më parë u tha se këngëtarja është në pritje të një vajze, por lajmet që qarkulluan duket se kanë qenë të gabuara. Këngëtarja është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe do të bëhet nënnë për herë të parë.

Së fundmi, Sabian Medini, ka zbuluar në shtëpinë e “Big Brother Vip” se Fifi është në pritje të një djali.

Ky do të jetë fëmija i dytë për Adis Patushin, pasi ai ka një djalë, Troin me modelen Adrola Dushin.

Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha këngëtarja në skenën e Festivalit të Këngës kur konfirmoi lajmin më herët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu