Hidhet në liqen për t’u mbytur punonjësja e bashkisë

0

Pogradec- Tenton të mbytet në liqen një 40-vjeçare.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxorr nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se gruaja është punonjëse e bashkisë dhe se është divorcuar nga i shoqi me të cilin kishte një fëmijë.

Fëmija iu besua ish-burrit të saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu