EMRAT/ Vrasja në Shkup, ja kush janë dy shqiptarët e ekzekutuar me breshëri plumbash në lokal

0

Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni, të njohur me nofkat “Laçi” dhe “Zhilla”, janë dy shqiptarët e ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Shkup, ndërsa i plagosur mbeti Talha Ali.

Mësohet se automjeti me të cilët janë larguar autorët është gjetur i shkrumbuar në lagjen‘Shuto Orizare’, dhe se rezulton me targa të vjedhura.

Sakaq brenda automjetit tip ‘Audi’ janë gjetur dy celularë të djegur.

 

Kujtojmë se autorët me maska rreth orës 20:11 hapën zjarr ndaj Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni, të cilët ndodheshin brenda një lokali. Ata humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Më pas, autorët u larguan me Audin, të cilit i vendosën flakën në rrugën “Washingtonska”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu