Lëvizja e lirë pa viza për Kosovën, reagon Begaj: Uroj të mbyllet sa më shpejt si proces

0

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen.

Nëpërtmjet një postimi në Facebook, Begaj ka përshëndetur hapin e ndërmarrë, teksa ka shtuar se uron që ky proces të përmbyllet sa më shpejt.

“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen!

Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!

Një vendim shumë i merituar!”, ka shkruar Begaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu