Kukësi në superformë, fitorja e tretë rresht, Bylisi drejt rrëzimit

0

Kukësi nuk di të ndalet më pasi ka regjistruar suksesin e tretë rresht në kampionat dhe sot është më shumë se kurrë pranë zonës europiane me atë të mbijetesës një kujtim i largët.

Në “Kukësi Arena”, skuadra vendase mundi Bylisin që bën një hap tjetër drejt së parës pasi mbetet në vendin e parafundit të klasifikimit. Rashiti për ndeshjen e dytë rresht dhe kapiteni Gjelbrim Taipi i shtojnë tre pikë të tjera sezonit të ekipit të drejtuar nga Rrahman Hallaçi, i cili regjistron suksesin e gjashtë personal në kampionat.

Ndeshje e dominuar nga Kukësi ajo e luajtur në qytetin verilindor ku vendasit e nisën menjëherë me “gazin në maksimum”. Gjatë pjesës së parë, vendasit dominuan tërësisht por goli i parë erdhi në minitën e 64 kur Rashiti devijoi një goditje të fortë të Ndrecës, ndërsa 10 minuta nga fundi, mesfushori nga Presheva shtoi golin e sigurisë që e ngjit Kukësin në kuotën e 34 pikëve, plot 7 pikë nga Bylii i vendit të parafundit.

Në ndeshjen tjetër të orës 13:00, Kastrioti ka ndalur Teutën në një barazim pa gola. Përballje pa shumë raste por me një karton të kuq në dëm të krutanëve pasi kapiteni Karakaçi ndali në mënyrë brutale Kallakun dhe kryesori e dërgoi në dush përpara kohe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu