Banorët e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme kanë lexuar përshëndetjet nga fansat e tyre, ndërsa këta të fundit i kanë falënderuar për mbështetjen.
Por në mes të gjithë mesazheve, ajo që ra në sy ishte një mesazh nga shqiptarët që jetojnë në Angli, të cilësuar dhe si çunat e Londrës të cilët kanë përshëndetur Luizin duke i thënë se e ndjekin në çdo orë të ditës.
Mirëpo, ata kanë treguar dhe një problem që i ka ndodhur duke ndjekur Luizin pasi sipas tyre koha e gjatë e kaluar në rrjetet sociale ka bërë që ata të harrojnë të kujdesen për “lulet”.
Në përshëndetjen e tyre shkruhej: “Na u dogjën lulet o vëlla, duke të ndjekur ty 24 orë. Të përshëndesim nga Londra.”
Ky mesazh shkaktoi të qeshura te banorët dhe Luizi nuk mund të mos e jepte përgjigjen e tij me humor, teksa i falënderoi për mbështetjen. “Po mirë mo burrë, fiki llambat kajher”.