Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi Roni Kata, 18-vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi Armend Spahiu 20-vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.