Ditën e sotme duket se Qetsori dhe Olta e kanë prishur përfundimisht aleancën e tyre, pasi ata kanë diskutuar në oborr edhe në prezencën e banorëve të tjerë. Ndër të tjera Qetsori e ka akuzuar Oltën se në një moment ka pasur qëllim të hynte në tualet teksa ai ndodhej aty. Këtë gjë Olta e ka mohuar kategorikisht.
Luiz është kthyer në kundërshtarin më të fortë për Qetsorin, i cili tha se ka për të thyer rekord botëror dhe se ka për ta fituar ai këtë edicion të Big Brother dhe edicionin e ardhshëm. Qetsori i tha Luizit se atij i ka hipur vetja në qejf dhe se kur ndodh kjo gjë është problem.