Ilir Alimehmeti për regjistrimin e PD në KQZ: Kur themi ligji, nuk duhet të fshihemi pas gishtit

0

Ilir Alimehmeti, anëtari i kryesisë së PD tha se e gjithë që po zhvillohet në KQZ me çështjen e regjistrimit është një mjegullnaje.

Në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, Alimehmeti u shpreh se PD është një dhe ajo është e anëtarëve të saj.

Ai tha se kur perëndimin, ligjin nuk duhet të fshihemi pas gishtit, duke theksuar se në fund të ditës u intereson të kenë një demokraci funksionale.

“PD është një, është ajo e anëtarëve të vet. Nuk janë sendet që bëjnë njerëzit. Janë njerëzit që prodhojnë sendet.

Kjo PD që është një, që është sot është në një koalicion, ka një sigël që është “Bashkë Fitojmë”, ka kandidatët e saj, kanë emrat e përveçëm.

Kur themi ligji, mos po fshihemi pak pas gishtit?

Në fund fare qytetarët do paguajnë një çmim ata që veprojnë dhe ata që nuk veprojnë. Kosto do kesh. Në këtë aspekt ku ne jemi, ne kemi pyetur anëtarët. Unë si qytetar them, pse nuk pyetën anëtarët kush është kryetar?

Njerëzve në fund të ditës u intereson të kenë një demokraci funksionale dhe të kenë një mundësi reale zgjedhje më 14 maj.

Sa herë bëhet kjo tymnaje, është se ka një shprehej të bukur, ‘ujku mjegull do’, nga krahu tjetër ta shtojmë këtë frazë, ‘prandaj ujku prodhon mjegull, se atë mjegull dot’.

Kjo është mjegull e krijuar. Mos flasim këtu për vlerat që përfaqësojnë kandidatët, për emrat që duan apo nuk duan

Kjo që të mbahemi ne tek kjo mjegulla e bisedës, jo neni, jo shkronja”, tha Alimehmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu