Kiara dhe Luizi patën një diskutim të gjatë mes tyre ditën e sotme, në lidhje me vendimin e Luizit për t’u larguar në rast se eliminohet Kiara.
Duket se Kiara ka arritur ta bindë Luizin të qëndrojë për të shkruar deri në finale dhe të jetë ai fituesi.
Pasi përfunduan bisedën, ata u përqafuan dhe nisën të përloten.
Më herët ajo e “ka kërcënuar” se nuk do t’ja hap derën nëse i vjen në shtëpi pa fitore, teksa sipas saj nuk e meriton të dal sepse ka persona të tjerë më të dobët.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Kur të largohem unë qëndro këtu deri në momentin e fundit dhe lufto. Mos më hajde në shtëpi pa fituar. E kam seriozisht se nuk ta hap derën.
Luizi: Leri këto presione ti.
Kiara: Ky format ka nevojë për njerëz që bëjnë spektakël. Pse Armaldo ishte më i dobët nga disa persona që janë këtu sot e kësaj ditë?
Pse meritoj të dal unë para disave të tjerë që janë këtu? Jo por kështu është loja.