“Planet” asimiluese të Shkupit/ Faqet e ministrisë që drejtohen nga shqiptarë flasin maqedonisht, shqipja në google translate

0

Le të shkojmë tek faqja zyrtare e Ministrisë së Brendshme. Nëse doni të lexoni për rendin dhe sigurinë publike, analiza, statistika apo ligje, nuk ka asgjë në shqip.

Tani le të shohim web faqet e ministrive që drejtohen nga shqiptarët. Ministria e puneve te jashtme, udhëhiqet nga shqiptari Bujar Osmani. Nëse klikoni mbi seksionin dokumente, asgjë nuk është në gjuhën shqipe, megjithëse rifreskimi i fundit i faqes është bërë së fundi.

Nëse klikoni tek seksioni “ceshtja e emrit” dhe doni të dini udhëzimin për media për marrëveshjen përfundimtare, sërish është e disponueshme vetëm në maqedonisht.

Shqiptari Fatmir Besimi udhëheq ministrinë e Financave, por edhe këtu rregulloret nga fusha e tatimeve, taksave, të ardhurave dhe të dhënave të tjera publike janë te gjitha maqedonisht. Po ashtu edhe statistikat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu