Elvis Pupa flet pse nuk jeton në Shqipëri. ‘Këtu jep maksimumin dhe nuk paguan dot faturat, madje as ilaçet’

0

Gjatë një bisede me Lorencin, Elvis Pupa ka treguar pse nuk rri në Shqipëri. Ai është shprehur i indinjuar për gjendjen ekonomike të vendit tonë.

Elvisi ka thënë se në Shqipëri dhe kur bën maksimumin tënd nuk merr atë që meriton, madje ndodh të mos paguash dot as faturat apo ilaçet.

“Dhe të jesh i detyruar se në fund fare nuk paguan dot faturat. Te jesh i detyruar të shkosh në një vend tjetër edhe të bësh një punë fare normale, dhe ti i siguron të ardhurat, kurse këtu duke bërë maksimumin tënd këtu nuk i siguron dot. E si ta dua unë, kushdo qoftë kush drejton dhe kush i bën këto lloj politikash. Si të më bëjë përshtypje mua, po s’dua të di fare a jan gjall a janë vdekur. Ka njerëz që nuk sigurojnë ilaçet”, është shprehur aktori i cili prej vitesh ka jetuar në Australi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu