Moti bën kthesë! Mendojini mirë planet e fundjavës, pas diellit rezervohen të papritura

0

TIRANË- Moti këtë fundjavë do të sjellë të papritura, pasi do të këtë mbizotërim të vranësirave dhe reshjeve të shiut. Dita e shtunë do të sjellë vranësira të shpeshta me reshje shiu, ndërsa dita e dielë mbetet me vranësira dhe reshje por në sasi shumë më të pakta.

“Kjo fundjavë parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe e ngrohtë. Dita e shtunë do të sjellë vranësira më të shpeshta të cilat do të gjenerojë reshje shiu. Dita e dielë mbetet me vranësira dhe reshje por në sasi shumë më të pakta.

Për sa i përket temperaturave të ajrit parashikohet që të shtunën të ketë rritje në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të luhaten në 4 apo 5 grandë Celsius ndërsa maksimumet do të kenë një rënie të tyre duke arritur vlerat jo më shumë se 19 gradë. Ditën e shtunë erërat do të arrijnë deri në 65 km/h duke sjellë një det të trazuar”, tha Hakil Osmanin nga Metoalb.

Njëkohësisht java do të nisë me temperature të ulëta, të cilat do të arrijnë deri në -1 në vendet malore.

“Javën që vjen temperaturat do të jenë në rënie duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të zbresin deri në -1”, shtoi më tej ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu