Ish-kampioni i ringut Mike Tyson tani tregëtar kanabisi në Holandë…

0

Produkti në këtë dyqan në Amsterdam të Holandës, mendohet do të ketë një sukses të çuditshëm. Këto janë “çamçakëz kanabis”. Dy të dhëna sugjerojnë emrin e pronarit të lokalit. Emri: “Mike Bites”, “Mike’s Bites”. Forma: vesh me një lob të shqyer në krye.

Ashtu si ai i veshit të djathtë të Evander Holyfiled, të cilin… Mike Tyson e kishte kafshuar gjatë një përleshjeje të paharrueshme në vitin 1997. Paketa me 25 porcione është në shitje për 29.99 dollarë (27.63 euro). Ato vijnë në shije luleshtrydhe, mollë ose shalqi.

Tyson hap dyqanin e tij të parë legal të kanabisit në Evropë. Në Spuistraat, në qendër të qytetit të Amsterdamit, është një dyqan prej 111 m2. “Për mua,- thotë ish-kampioni i botës,- është një ëndërr e realizuar. ‘Coffee-shop’ i zhyt fansat në një përvojë të plotë, ku ata mund të shijojnë produktet e mia të preferuara si unë”.

Tyson nuk ka kursyer veten në testimin e kënaqësisë së klientit të produkteve të tij. “Unë i kam provuar dhe testuar të gjitha,- konfirmon ai. – Mezi pres të ndaj këtë përvojë me Evropën, njerëzit më të dashur”.

Ka kaluar një kohë e gjatë që kur Mike Tyson, i cili gjithashtu shet veshjet e markës së tij, është konvertuar në biznesin e kanabisit. Në Shtetet e Bashkuara, ai zotëron një fermë tërësisht të dedikuar këtij produkti, të paligjshëm në shumë vende. Në Kaliforni, ku ai banon në Orange County, kanabisi është autorizuar për qëllime terapeutike që nga viti 1998.

Depresioni është ajo që e çoi Mike Tyson drejt kësaj barishteje. Në moshën 56-vjeçare, “Iron Mike” ka pasur një jetë me famë, pasuri, por përfundoi në burg për përdhunim. Gjithsesi, kanabisi e mbajti atë, ose kështu thotë ai. “Kam luftuar në nivelin më të lartë për më shumë se 20 vjet. Për të qetësuar nervat dhe për të lehtësuar dhimbjen, fillova ta konsumoj”,- shpjegon ai. Në vitin 2018, Tyson pranoi se pinte kanabis me vlerë deri në 40.000 dollarë në një… muaj. Ai e ka reduktuar konsumin e tij, por mbetet klienti i tij i parë.

I lindur në varfëri në vitin 1966 në Brooklyn, Tyson ishte një bandit përpara se të bëhej një boksier i dashur. Më 22 nëntor 1986, në moshën 20 vjeç, 4 muaj e 23 ditë, ai u bë kampioni më i ri i botës në peshën e rëndë në histori. Rekordi i tij ende qëndron. Ai e mbrojti titullin e tij gjysmë duzinë herë. Ai është një multimilioner, i mbrojtur nga Donald Trump.

Por demonët e rinisë së tij e kapën: një denoncim për përdhunim dhe dhunë në familje e dërgoi në 6 vite burg në vitin 1991. “Duhet të kisha shkuar në burg për shumë gjëra të tjera, e meritoja. Por jo për këtë. Nuk bëra asgjë”,- pohon ai 32 vjet më vonë. I liruar për sjellje të mirë në vitin 1995, ai u rikthye në ring, por dramat vazhduan ta shoqëronin. I rrënuar, ai humbi vajzën e tij 4-vjeçare nga mbytja me një rrip në vitin 2009.

Në vitin 1997, Mike Tyson shkaktoi polemika duke kafshuar veshin e djathtë të Evander Holyfield, duke i shkëputur një pjesë. Për këtë pickim, ai u përjashtua nga unazat dhe u gjobit me 3 milionë dollarë. Sot ai tregëton kanabis…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu