Gjykata e Strasburgut ka dhënë vendimin në lidhje me ankimimin e prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi, pas përplasjeve me kryeprokuroren e kohës Arta Marku dhe largimet e tyre nga puna, në sajë të procesit të Vetingut, dhe dyshimeve për pastërtinë e figurës.
Strasburgu ka vendosur me shumicë votash që të rrëzojë kërkesat e Gashit, dhe të pranojë pjesërisht kërkesën e ish-kryeprokurorit të Elbasanit Dritan Gina, duke e detyruar shtetin shqiptar që ta dëmshpërblejë atë në formë monetare.
Gjykata pohon njëzëri se Ginës duhet ti paguhet brenda 3 muajve të ardhshëm një shumë prej 7500 eurosh.
Dy ish-prokurorët ankimuan një seri procedurash ligjore, të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përfshirë edhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm asokohe, Arta Marku,
Prokurorët Gashi dhe Gina kërkuan nga Gjykata e Strasburgut që të shqyrtojë shkeljet e parashikuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, të kryera nga KPK, KPA dhe Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, duke vendosur rrëzimin e kërkesës për pezullimin e tyre nga detyra, si edhe të konstatonte shkeljet proceduriale gjatë procesit të rivlerësimit.
Duket se shkarkimi i tyre është i pakthim, dhe 5 vite nga dërgimi i çështjes në Strasburg, ata do të marrin vetëm një shpërblim monetar për vetëm 7500 euro.