Pë*dhunimi i studentes 19-vjeçare shqiptare në Greqi/ Arrestohet 30-vjeçari, reperi i njohur grek

0

Policia është në kërkim të gjurmëve të reperit të njohur dhe partneres së tij 23-vjeçare, pasi një studente 19-vjeçare nga Shqipëria ka denoncuar se është përdhunuar nga muzikanti 24-vjeçar dhe miku i tij, në një hotel në Rethymnon në orët e para të së hënës.

Pasditen e djeshme policia ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar në portin e Heraklionit teksa po përgatitej të hipte në skafin e nisur për në Pire. Ndërsa reperi 24-vjeçar dhe partnerja e tij 23-vjeçare, janë shpallur në kërkim. 24-vjeçari, edhe pse jo i identifikuar me emër, konsiderohet si një nga yjet më të mirë të skenës greke të repit për momentin dhe është djali i një këngëtari të njohur hip-hop dhe artisti tatuazhesh, i cili u gjet i vdekur në dyqanin e tij në vitin 2011.

Si ndodhi ngjarja?

Studentja shqiptare ka denoncuar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Rethymnon se është përdhunuar nga disa persona. Siç pretendon e reja, ngjarja ka ndodhur në Rethymno të Kretës. Ajo ka qenë duke u argëtuar në një klub të të njohur në këtë zonë, ku këndonte reperi. Më pas një bashkëpunetor i tij e ka marrë në gjendje të dehur dhe e ka çuar në hotel në orët e para të së hënës. Aty, 23-vjeçari i ka ofruar një sasi kanabisi, duke bërë që vajza të humbasë plotësisht kontrollin e vetes. Pak më vonë, reperi 24-vjeçar ka mbërritur në dhomë së bashku me një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili sipas denoncueses e ka përdhunuar në grup. Kur pak më vonë e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, e reja njoftoi disa nga miqtë e saj dhe ata shkuan në Polici.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu