Chelsea po kalonin momentin më të vështirë në vitet e fundit, pa trajner dhe në krizë të thellë rezultatesh. President i klubit Todd Boehly, ka nisur punën prej kohësh për të gjetur pasuesin e Graham Potter.
Në listën e dëshirave u përfshinë shumë emra të njohur, nga Nagelsmann, Pochettino e shumë të tjerë, por me sa duket bossi i bluve e ka bërë zgjedhjen e tij.
![Luis Enrique Spain 11cxf46t9pgyu1vfyb61ap1fkq](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/06/luis-enrique-spain_11cxf46t9pgyu1vfyb61ap1fkq-e1625576533257-600x312.jpg)
Sipas mediave angleze, Luis Enrique pritet të jetë trajneri i Chelsea. Tekniku spanjoll ndodhen në Londër së bashku me bashkëshorten e tij për të negociuar detajet e fundit të kontratës.
Firma me ish trajnerin e Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle pritet të vijë shumë shpejt.