Masakra e kishës në Teksas, qeveria amerikane detyrohet të paguajë 144.5 milionë dollarë familjarëve të viktimave

0

SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rënë dakord të paguajë 144.5 milionë dollarë dëmshpërblim për viktimat e një masakre të kishës në Teksas të vitit 2017 nga një ish-ushtarak. Devin Kelly vrau 26 persona dhe plagosi 22 të tjerë. Më shumë se 75 paditës kishin paditur qeverinë federale, duke e akuzuar atë për dështimin në parandalimin e autorit të fitimit të armëve të zjarrit.

26-vjeçari Kelly, një ish-ushtarat, u dënua në vitin 2012 nga një gjykatë ushtarake për dhunë në familje ndaj gruas së tij dhe fëmijës së saj. Ai kishte qenë gjithashtu i shtruar në një spital psikiatrik gjatë kohës së tij në Forcat Ajrore sepse kërcënoi se do të vriste eprorët e tij. Ligji federal ndalon të dënuarit për dhunë në familje të blejnë armë zjarri. Por Forcat Ajrore të SHBA-së nuk ia përcollën dosjen e tij policisë federale, e cila është përgjegjëse për kontrollin e të dhënave kriminale të blerësve të armëve. Kelly arriti kështu të ndërtojë një arsenal.

Të dielën, më 5 nëntor 2017, i armatosur me një pushkë sulmi AR-15, ai hyri në një kishë baptiste në qytetin e Sutherland Springs, Teksas dhe hapi zjarr. Kisha ishte e mbushur plot me besimtarë, mes të cilëve edhe shumë fëmijë, ndërsa shërbesa ishte në vazhdim. Pak kohë më vonë, pas një ndjekjeje nga policia, Devin Kelly qëlloi veten në kokë dhe vdiq. Një gjykatë federale vendosi në vitin 2021 se qeveria mund të mbahej pjesërisht përgjegjëse për masakrën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu