Habit Efi: E shoh veten shumë lart

0

Pas rikthimit në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, Efi Dhedhes ka shprehur hapur mërzinë dhe zhgënjimin që ka marrë nga Kiara Tito dhe Luiz Ejlli.

Mbrëmë Efi ka biseduar me Gerti Koxhën, të cilit i tha se ajo nuk e llogarit lojën përpara emocioneve dhe se në këto momente nuk e ka mendjen fare te loja.

Efi u shpreh se po flet për moral dhe karakter dhe se sipas saj, ajo e sheh veten shumë lart për të debatuar vetëm për çështje loje.

Sipas saj, e vetmja armë e Luizit dhe Kiarës është loja, ndërsa e cilësoi këtë gjë si shumë të dobët.

Efi tha se ajo nuk do të duket e mërzitur përpara të tjerëve, pasi nuk do t’ia bëjë qejfin askujt. Madje ajo tha se i gjeti komplet kundër, por që do i përballojë shumë mirë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu