Rritja e pagës minimale/ Brisida Shehaj: Rama e bën për të mbushur gropën e pensioneve, shumë biznese do falimentojnë, nuk paguajnë dot…

0

Si i shikoni premtimet e Ramës për rritjen e pagave?

Kryeministri mund të jetë në hall të madh. Rrtija e pagës minimale u bë aq kohë, që shumë ekspertë thonë se për biznesin e vogël është fiktive.

Rritja e pagës minimale, kur e flasin shumë ekspertë, kur biznesi që ka edhe të vetëpunësuar, mendojnë se është fiktive. Pasi duke qenë se janë të vetëpunësuar do të paguajnë disa taksa më shumë. Ata do të mbulojnë gropën e pensioneve në një shoqëri që po plaket.

Skema e sigurimeve përbëhet nga ne që jemi pagues, dhe paguajmë për 1400 pensionistë që janë.

Këtë gropën e pensioneve e mbulon në këtë mënyrë. Ai kaloi tatimin mbi të ardhurat, ku nuk ka biznese të cilët të mos paguajnë 15 për qind tatim fitimi, dëri në 23 për qind, kur korporatat e mëdha pagiuajnë 13 për qind.

Tani që ai do të mbushë arkën vjen projekti për rritjen e pagave dhe populizmin që ua thotë të pasurve që jepuani vilën të varfërve.

Ai po e pompon për fushatën elektorale. Pasi ka kaluar në faliment të shumtë bashkitë e vendit.

Kemi 50-60 për qind të ardhurave të cilat vijnë nga betoni dhe nëse ndalon betoni do të ketë ndalim të të ardhurave. Punon vetëm një individ dhe nëse ai individi se ka më punën ti bëhesh për bukë goje. Nuk paguan dot kredinë.

Rama ka një taktikë edhe me populizmin. Ka disa vite që në Shqipëri urrehet ai që ka apo që krijon të ardhura të mëdha. Kur Banka Botërore thotë që ka vërfëri ekstreme, ai luan me këtë kartë të populizmit. Ai flet për biznesin fason, biznesin e vogël prodhues, kur e dimë shumë mirë se edhe ata që kanë dyqanet që shesin rrobat, apo edhe lokalet e dimë që nuk e merr dot atë pagë.

Kjo është një gënjeshtër pasi nuk i del më kostoja, përfshi edhe energjinë dhe ujin, pasi janë rritur.

Në këto kushte kjo rritje e pagës e dëmton më shumë biznesin?

Patjetër pasi shtohen kostot, përfshi për sigurimit shoqërore. Rritja e pagës nuk e ndihmon këtë treg, pasi punëmarrësi nuk e merr pasi do të mund të falimentojë. Fasoneria që ka kostot e punës do falimentojë. Edhe Rama kur mburrej për bizneset e huaja për koston e lirë të punës nuk do e kemi më si avantazh në rajon, pasi vjen për shkak të një vendimi të kryeministrit për të mbushur gropën e madhe të pensioneve.

Sot jemi mbrojtur nga kursi i ulët i euros, pasi është edhe fiktiv në një treg si i joni të pastrimit të parave. Nëse mbyllet rubineti i parave të pista kursi i euros do të rritet. Ne paguajmë për interesat e borxhit gati 160 milion dollarë. Imagjinoni se çfarë do ndodhë më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu