“Është një pasuri”/ Papa Françesku në një dokumentar me të rinjtë: Seksi, një nga gjërat më të bukura të dhëna nga Zoti

0

Papa, 86-vjeç, e bëri komentin në produksionin e Disney+ “The Pope Answers”, i cili kap një takim që ai pati vitin e kaluar në Romë me 10 persona në fillim të të 20-ve.

Françesku u pyet nga ata për një sërë temash, duke përfshirë të drejtat LGBT, abortin, industrinë e pornografisë, seksin dhe besimin dhe abuzimin seksual brenda Kishës Katolike.

“Seksi është një nga gjërat e bukura që Zoti i ka dhënë njeriut”, tha ai në dokumentar.

“Të shprehesh seksualisht është një pasuri. Kështu që çdo gjë që ia ul shprehjen e vërtetë seksuale të pakëson dhe e varfëron këtë pasuri,” tha ai, duke iu referuar masturbimit.

Françesku u pyet gjithashtu nëse ai e dinte se çfarë është një “person jo-binar”, dhe ai u përgjigj pozitivisht. Ai përsëriti se personat LGBT duhet të mirëpriten nga Kisha Katolike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu