Shijak/ Konflikt mes dy personash për motive të dobëta, plagoset me thikë 33-vjeçari

0

Një konflikt për motive të dobëta ka agravuar në përdorimin e thikës në Shijak. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku qytetari K.G, 46 vjeç ka plagosur thikë një 33-vjeçar me inicialet A. F.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu