1 i vdekur dhe 6 të plagosur nga sulmet në Izrael, Rama shpreh ngushëllimet e rastit

0

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për sulmin terrorist në Izrael, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 6 të tjerë, dhe dënon autorët e ngjarjeve të rënda.

Në një reagim në Twitter, Rama shkruan se Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, tha Rama.

Nga sulmi që ndodhi në Izrael ditën e djeshme u vra një turist italian, dhe u plagosën 6 të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu