Këngëtarja Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen dhe është surprizuar që në orët e para të mëngjesit.
Në këtë 30-vjetor ajo ka marrë shumë surpriza dhe nuk kishte si të mungonte edhe një surprizë nga bashkëshorti i saj, Bes Kalluku.
Ai së bashku me vajzën e tyre Ajka i ka organizuar Xhensilës një festë të bukur në shtëpi dhe këngëtarja ka ndarë disa pamje nga ambienti i zbukuruar me tullumbace të bardha dhe 30-vjetorin plot me trëndafila.
Vetë Xhensila i ka ndarë këto pamje nga surpriza, ku në postimin e saj në ‘Instastory’ ajo shihet e gëzuar pranë vajzës së saj, dhe nga përqafimi që i dhuron Besi.
Ndërsa Besi ka qenë ai i cili ka bërë urimin e parë për bashkëshorten e tij, përmes një foto familjare.
Ndërsa Besi ka qenë ai i cili ka bërë urimin e parë për bashkëshorten e tij, përmes një foto familjare.
“URIME DITELINDJEN, E MIRA, E BUKRA, E EMBLA, MAMI ME E MIRE NE BOTE, GJYSMA IME MA E MIRE. TE DUA, TE DUAM”, SHKRUAN BESI.