Ikja e vështirë e farmacistëve, emigrimi në Gjermani, shumë më i vështirë

0

Pas mjekëve dhe infermierëve, trendy më i fundit i ikjes drejt Gjermanisë janë farmacistët dhe dentistët të cilët mund të kenë hapur një biznes të tyrin në Shqipëri por sërish tentojnë Gjermaninë.

Por duket se këto dy profesione nuk e kanë aq të lehtë sa mjekët. Shteti gjerman u krijon barrierë kur bëhet fjalë për të hapur biznes pasi konsiderohet si konkurrencë ndaj shtetasve të tij.

“90 % e tyre nuk e marrin diplomën me të parën,”- tha mjekja Aurora Dollenberg.

Një farmacist apo dentist duhet të tentojë disa herë për t’u pajisur me diplomë e që më pas mund t’i krijohet mundësia për të hapur biznes por deri atëherë është rrugë e gjatë. Ndërsa mjekët që ikin e kanë më të thjeshtë pasi shkojnë si të punësuar.

“Mjekët tanë bëjnë atë që nuk duan të bëjnë mjekët gjermanë pasi ka stres, ka risk,”- tha Dollenberg.

Vetëm në 5-vjeçarin e fundit kanë ikur nga Shqipëria 5 mijë bluza të bardha nga të cilët 1500 janë mjekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu