Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Berat.
Sipas informacioneve praprake mësohet se ngjarja ka ndodhur fshatin Orizaj në banesën e shtetasit Agur Cakos.
Në momentin e shpërthimit të bombolës bëhet me dije se shtatë anëtarët e familjes kanë qenë brenda në banesë.
Pas shpërthimit, familja ka dalë menjëherë jashtë banesës dhe ka njoftuar zjarrfikësit të cilët shkuan menjëherë dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.