8 pistoleta u zbuluan nga autoritetet policore këtë të hënë në Portin e Durrësit.
Burime për Faxnews bëjnë të ditur se armët e zjarrit u gjetën në një furgon me targa angleze në linjën e trageteve Durrës- Ankona.
Sakaq është shoqëruar dhe po merret në pyetje shoferi i furgonit.
Ndërkohë mësohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka “marrë në dorë” hetimet për 8 pistoletatqë u zbuluan brenda furgonit.
Faxnews mëson se pas zbulimit të armëve në Durrës, policia ka zbarkuar në Tiranë për kontroll.
Sipas burimeve kontrollet janë kryer në zonën e Alliasit një një objekt ku ka dyshime se pistoletat qëndronin aty.
Sipas burimeve jo zyrtarë ky kontroll është kryer në bazë të një dëshmie të dhënë nga shoferi Jetmir Koloshi.
Kontrolli ka përfunduar por hetusit shprehen mjaft të rezervuar për dhënjë të info.