Ilir Beqaj refuzon mandatin e Benet Becit, nuk do të jetë deputet i Partisë Socialiste në Shkodër

0

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka refuzuar mandatin e socialistit Benet Becit si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës. Beqaj ka dorëzuar përgjigjie negative në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke ia lënë vendin e tij një tjetër kolegu. Postin e Becit në Kuvend do ta marrë Frrok Gjini.

Benet Beci është zgjedhur nga Partia Socialiste që të garojë më 14 maj për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, ku do të përballet me demokratin dhe kryebashkiakun aktual, Bardh Spahia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu