Zyrtarizohen emrat/ Kush janë 4 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë

0

Komisioni Qndror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar sot dhënien e mandateve për 4 deputetë të rinj që do të futen në Kuvend.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Bullarin nga radhët e PS i cili do të zërë vendin e Besjan Ajazit, i cili kandidon për bashkinë e Gramshit.

Asllan Dogjani mori mandatin pasi Belind Këlliçi hoqi dorë për shkak të kandidaturës për bashkinë e Tiranës.

Lodovik Hasani do të pasojë Zef Hilën në Shkodër, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Sakaq i është dhënë mandati edhe Qani Xhafës, i cili do të zërë karrigen e Luçiano Boçit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit.

Përsa i përket Shkodrës, Frrok Gjini duhet të dorëzojë formularin e dekriminalizimit brenda 10 ditësh për të zërë vendin e Benet Becit. Nëse ai nuk e dorëzon, në radhë për të marrë mandatin është Kabir Fishta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu