KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Shkodrës, Izabela Radovani

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Izabela Radovani.

Gjatë seancës dëgjimore më 12 prill, Radovani dha shpjegime për mospërputhjet në deklarimin e pasurive, mungesat financiare për krijimin e tyre, si dhe për transaksionet për një apartament, të kryera në emrin e saj – pasuri për të cilën tha se nuk kishte lidhje.

Ajo e vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që dha sqarime për disa çështje të denoncuara nga publiku dhe media.

Izabela Radovani e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.