21-vjeçari Jack Teixeira ishte drejtuesi i grupit në platformën sociale ‘Discord’ nga ku rrodhën ‘sekretet’ e PENTAGONIT

0

SHBA- Provat për publikimin e dokumenteve konfidenciale të Pentagonit. 21-vjeçari Jack Teixeira i cili ishte IT në Gardën Kombëtare Ajrore të Massachusetts, dyshohet se është drejtues i grupit ‘Thug Shakër Central’ në platformën sociale ‘Discord’ nga ku rrodhën informacionet sekrete.

Një përdorues tjetër që ishte në dhomën e bisedës ‘Thug Shaker’ tha se ata panë postimet origjinale të dokumenteve të klasifikuara, por nuk pranuan të flasin më tej rreth tyre.

Arrestimi i Jack Teixeira

Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën “Discord”, duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu