Prapaskenat e një transferimi të mundshëm tek Bajerni, si 250 milionë euro nuk e bindën Halandin

0

Kicker” ka nxjerrë në dritë prapaskenën e ndodhur mes Bajernit dhe “vrastarit” përpara porte, Erling Haland.

Ky i fundit vetëm në merkaton e verës vendosi të ndryshojë destinacion nga Dortmundi te Siti. Nuhatja e largimit të Levandovskit bëri që trinomi Salihamixhiç-Kahn-Hainer të shkonin drejt limiteve të çmendurisë. Konkretisht burimi i mësipërm pohonte shumën prej 250 milionë eurosh që bavarezët kishin përgatitur për të nënshkruar me “bishën” norvegjeze.

Nëse Halandi do t’i thoshte “po” kësaj oferte faraonike nga Bajerni, do të përfitonte 35 milionë euro në sezon, me kontratë 5-vjeçare dhe shlyerjen e tarifës së transferimit në radhët e Dortmundit (75 milionë euro), e akumuluar në shifrën përfundimtare prej 250 milionë eurosh. Statistika në fjalë do të kalonte edhe kufirin e përfitimeve të Levës, (25 milionë euro në sezon, pavarësisht moshës së re), por që mbeti tentativë e pakonkretizuar./ Panoramasport


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu