Festa e Pashkëve Ortodokse, fluks në Kakavijë. Ja sa qytetarë kanë hyrë në 24 orët e fundit në vendin tonë

0

Festa e Pashkëve Ortodokse ka rritur fluksin e qytetarëve në pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit. Deri tashmë kanë hyrë në vendin tonë 7242 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 1959 automjete.

Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve ku aktualisht po punohet me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata.

Policia thekson se falë bashkëpunimit me homologët grekë, janë shtuar sportelet, me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajtshme.

Njoftimi

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë përgjatë ditëve të fundit, është paraqitur fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Falë masave të marra nga Policia Kufitare dhe bashkëpunimit me homologët grekë, është punuar me kapacitet të plotë të numrit të sporteleve, me qëllim lëvizjen e njëtrajtshme dhe shmangien e krijimit të radhëve.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë aktualisht po punohet me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje. Përgjatë ditës së djeshme në vendin tonë nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 5612 shtetas dhe kanë dalë 3257 shtetas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu