Gledian Llatja bashkëbisedim me banorët e Lagjes “Skënderbej” në Elbasan: “Më 14 maj lidhim kontratën e re për zhvillimin e Elbasanit për 4 vitet e ardhshme

0

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja bashkë me deputetin Florenc Spaho dhe kryetaren e PS-së së Elbasanit Ermira Urupi zhvilluan një një bashkëbisedim me banorët e Lagjes “Skënderbej” në qytetin e Elbasanit.

Bilanci i punëve të 4 viteve që po mbyllen dhe i projekteve të shumta të parashikuara për t’u investuar ishin në qendër të këtij bashkëbisedimi.
Kryebashkiaku Llatja nënvizoi se kërkon një kontratë të re me qytetarët e Elbasanit për të vijuar me investimet dhe për të mos lënë në mes punët e mira të nisura.

“Më 14 maj ne lidhim kontratën e re bashkë për 4 vitet e ardhshme për të zhvilluar Elbasanin, për të zgjidhur problemet infrastrukturore që kemi, për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve në qytet dhe në fshat. Ne sot, vijmë me një sërë projektesh të bëra, vijmë me 6 shkolla të rikonstruktuara, kopshte, çerdhe. Vazhdojmë të bëjmë punë për rikosntruksionet, luftojmë fort që të marrim fonde nga qeveria shqiptare. Fatmirësisht kemi pasur një mbështetje të madhe dhe të kryeminsitrit Rama. Do vazhdojmë të shohim dhe perspektivën e zhvillimit të qytetit. Për këtë jemi ne, nuk i shohim gjërat sot për sot, por shohim vizionin, kemi perspektivën për zhvillimin e Elbasanit”, – tha ai.

Llatja deklaroi se socialistët kanë treguar se dinë të bëjnë punë të mira dhe janë garanci për zhvillimin e Elbasanit. “Elbasanin ne po e bëjmë dhe ne do ta bëjmë. Dhe prandaj duam të vazhdojmë mandatin e dytë në Bashkinë e Elbasnait me punë të mira, punë të mira për qytetin, punë të mira për fshatin. Jam i bindur që Elbasani do shohë zhvillimin, do vlerësojë për punët që janë bërë, për ato që do të bëjmë dhe për zhvillimin që kemi bërë. Jam i bindur që ne do të votojmë PS në 14 maj, do firmosim dhe bashkë marrëveshjen e re, kontratën për punët e mira dhe të vazhdojmë dhe për 4 vitet e ardhshme për zhvillimin e qytetit”, – tha ai.

Kreu i Bashkisë Elbasan renditi dhe shumë prej punëve që janë bërë në qytet këto 4 vite, falë dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare. “Sa herë vij këtu vij me kënaqësi të madhe sepse vij me punë të bëra, vij me kërkesat tuaja të cilat ne i realizojmë. Katër vite më parë kur kemi ardhur dhe diskutonin këtu për këtë 4-vjeçar që po lëmë pas, shumë ishin problemet. Duke filluar që te rruga kryesore te “Iljaz Kosova, një rrugë që ishte bërë gangrenë. Kishte një vlerë të konsiderueshme dhe një probjekt të bërë nga ne dhe të financuar nga qeveria shqiptare. Sot është një realitet. Ne sot vimë dhe bëjmë bilanc të punëve që kemi bërë. Ashtus siç bëjmë një bilanc për “Iljaz Kosovën”, për një bilanc për sheshin që kemi rregulluar pas xhamisë, qendrën shëndetësore, bilanc për kanalizimet e ujërave të zeza që po bëhen gjithandej në të gjithë lagjen. Ne kemi treguar një gjë, që bëjmë punë, ne këtë dimë të bëjmë. Ata të tjerët dinë të bëjnë llafe siç kanë bërë deri më sot që nuk kanë bëra asnjë punë për Elbasanin. Nuk mbahen mend të kenë bërë nëj kanalizim të ujërave të zeza. Në të gjithë Elbasnain ne po punojmë. Ne kemi 4 vite që po bëjmë fushatë për të rregulluar Elbasnin, jo për vete”, – theksoi Llatja.

Deputeti socialist i Elbasanit, Florenc Spaho kërkoi mbështetjen e qytetarëve për Gledian Llatjan dhe PS që kanë treguar se kanë qëndruar pranë qytetarëve. “Gledi nuk ka rreshtur së punuari për 4 vite. 4 vite përditë me qytearët, përditë duke qëndruar pranë tyre, përditë duke parë problematikat e çdo rrugice, lagje, banori. Në 14 maj do fitojnë ata që qëndruan 4 vite pranë qytetarëve, qëndruan 4 vite krah problematikave të qytetarëve dhe punuan me mish e për shpirt për qytetin e tyre. Ne të gjithë e duam që më 14 maj, Elbasani t’i thotë po vazhdimësisë së punëve”, – tha deputeti Spaho.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu