Sa qytetarë mblodhi Berisha në stadium? Tallet Artan Hoxha: Sot as droni stratosferik nuk thotë dot…

0

Është duke u mbajtur në Air Albania mitingu hapës i fushatës nga koalicioni Bashkë Fitojmë, ku vihet re një prani e konsiderueshme qytetarësh.

Duke qenë se kapaciteti i stadiumit dihet, gazetari Artan Hoxha ironizon duke thënë se nuk ka dron ‘stratosferik’ që të mund të manipulojë shifrat e pjesëmarrjes.

Postimi i Hoxhës:

Sot, as droni stratosferik teresisht i “pavarur” nga televizionet e dashuruara marrezisht me qeverine, e sidomos me bashkine e Tiranes (Syri i Majte, Sycka e Puljas, te Dalçin Syte, etj), nuk thote dot se, ne stadium jane vetem 2000-3000 veta…

As “marshalli”, nuk mund te thote se kishte 100 mije apo 150 mije opozitare ne ”Air Albania”…

Te pakten per nje gje jemi te sigurte, sot ne stadiumin kombetar, opozita ka mbledhur plote 22 mije njerez..

Per te tjerat, kampionati vazhdon…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu