Stuhi dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e ardhshme. Ja çfarë ndodh me temperaturat

0

Moti për javën që vjen pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Duke nisur nga dita e nesërme deri të enjten, priten vranësira mesatare deri të dendura kur nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.

Ndërsa përgjatë këtyre ditëve vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Duke filluar nga dita e premte parashikohet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por përsëri vranësirat e mesditës dhe pasdites shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu