U tha kavajasve: ‘Pse e doni mbrapsht gjithmonë’! Berisha pas deklaratës së Ramës: Banalitet, fjalor alla alabak

0

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar banale deklaratën që kryeministri Edi Rama bëri një ditë më parë, teksa u shpreh se ‘kavajsit e duan mbrapsht gjithmonë’. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Rama përdor fjalor banal për të mbuluar vjedhjet e tij. Ai thotë se një gjuhë e tillë, nuk është fushatë.

“Banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta. Kësaj i thonë fushatë?! Dëgjojeni sipas dëshirës!”- shkruan Berisha.

Rama ishte dje në Kavajë nga ku hapi fushatën elektorale në atë qytet. Teksa ka prezantuar kandidatin për kryebashkiak, Rama citoi sloganin e tij elektoral dhe iu drejtua qytetarëve me fjalët: Pse e doni mbrapsht gjithmonë?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu