U operua nga apendiciti, reagon Rama: Besoj do të kthehem shpejt mes jush, faleminderit nga zemra

0
  • Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e tij të parë pas operacionit që kreu mëngjesit e djeshëm në ambientet e QSUT, si pasojë e apendicitit akut.

Rama thotë se shumë shpejt do jetë në formë të mirë shëndetësore, ndërsa falënderon të gjithë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë në këto ditë.

Postimi i Ramës:

Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.

Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.

Ju dua shumë, Edi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu