Përfshihet nga flakët automjeti pranë Kryeministrisë, mbërrijnë forcat e zjarrfikëses dhe policisë

0

Një automjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë, para Piramidave.

Siç shihet dhe në videon e siguruar nga Panorama automjeti është i ndaluar dhe ka marrë flakë nga pjesa e bagazhit.

Nuk dihet nëse ka persona brenda automjetit apo rrethanat e ngjarjes ndërkohë që në zonë shihen qytetarë dhe automjete të cilët kalojnë pranë.

Të pranishëm në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe forcat e zjarrfikëses të cilët po përpiqen të shuajnë flakët që kanë përfshirë automjetin.

Sakaq në zonë ndodhen dhe forca policie të cilët po monitorojnë situatën për të shmangur incidentet


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu