ITALI- Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar së fundmi në Itali pasi kishte fshehur drogë në furrën e bukës. Sipas mediave italiane, 35-vjeçari shqiptar, i paidentifikuar me emër u arrestua për posedim droge për qëllime trafiku. Gjatë kontrollit në furrën në Genova, Policët gjetën hashash të ndarë në pako, e cila ishte fshehur në thasët me miell në magazinë.
Në banesën e 35-vjeçarit u gjetën edhe 9 mijë euro cash, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga tregtia e drogës. Aktualisht furrtari shqiptar u arrestua dhe është në pritje të dënimit.