Bleu pije në një klub në Marok, turisti 29-vjeçar dënohet me 10 vite burg

0

Një turist britanik është dënuar me 10 vite burg pasi bleu një pije duke përdorur para të falsifikuara. Oliver Andrews, 29 vjeç, tani është burgosur në një burg maroken, pasi u arrestua në nëntor.

Oliveri nga Bournemouth, Angli, kishte vizituar një bar në Marrakech të Marokut me një mik dhe bleu një pije. Aty u informua se gjysma e parave të tij ishin false. Dyshja u burgosën dhe iu dha dënimi pesë muaj më vonë.

Andrews fillimisht u përball me akuza të mëtejshme për krijimin e një grupi të krimit të organizuar dhe bërjen e parave të falsifikuara, por këto u hoqën më vonë.

Ai këmbënguli se nuk e kishte idenë se paratë që po përdorte ishin të falsifikuara. Alanna Cornick, partnerja e Andreës, tha për BBC-së se dënimi ishte jashtë pritshmërive.

“Jeta ime është bërë një rrëmuje, nuk kam më fjalë dhe është një gjë që nuk po e besoj dot”, u shpreh ajo.

Cornick shtoi se ata do të nisnin një apel kundër dënimit të partnerit të saj. Familja e Andreës gjithashtu pretendoi se atij i ishte mohuar një përkthyes zyrtar dhe mundësia për të folur me një avokat.

Andreës dhe shoku i tij tani janë duke pritur për një datë të re gjyqi, kur çështja e tyre do të dëgjohet për herë të dytë nga një gjyqtar tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu